Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka reaguar sot në përvjetorin e 15-të të burgosjes së babait të tij, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se babai i tij, tashmë 74-vjeçar, po e pret pleqërinë në qeli, në vend që ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij.
Deputeti Krasniqi e cilësoi burgosjen e babait të tij si padrejtësi të thellë, duke e krahasuar me përndjekjen politike që ai kishte pësuar edhe gjatë regjimit të Jugosllavisë, kur më 4 prill 1981 ishte dënuar me 14 vite burg.
Ai shprehu zhgënjimin e thellë se drejtësia ndërkombëtare po ndëshkon ata që luftuan për lirinë e Kosovës, ndërsa krimet serbe vazhdojnë të mbeten të pandëshkuara./Arbresh.info
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani