Alternativa në konferencën e rregullt javore ka akuzuar Qeverinë për ikjen e mjekëve nga vendi.
Prandaj sipas kësaj partie Qeveria nuk po u beson shifrave të ikjes së personalit mjekësor ngase ata familjarët e tyre i shërojnë jashtë vendit dhe nuk kanë nevojë për mjekim në institucionet shëndetësore këtu.
Gurakuq Dobruna, anëtar i Kryesisë qendrore dhe Kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë, tha se gjendja në sistemin e shëndetësisë po shënon ngecje.
Sipas tij, vlera e mjeteve të ndara për krye të banorit për shëndetësi është më e vogël se vendet e rajonit.
“Gjendja e sistemit shëndetësor është në ngecje që ka bërë që qytetarët se bashku me personelin kanë ikur nga vendi. Këtij sistemi nuk i beson as Qeveria ngase edhe familjarët e tyre i shërojnë jashtë vendit”.
“Dilemat mbesin: Si të e shpenzojmë buxhetin? Si të jemi të drejtë? Me çfarë baze të miratojmë apo të kundërshtojmë? Si të kuptohemi gjatë planifikimit të buxhetit? Si të mos gabojmë?”.
“E kemi kryer një analizë të shkurtër vlera e mjeteve të ndara për krye të banorit për shëndetësi është shumë më shumë e vogël se vendet e rajonit”.
“Efikasiteti i shpenzimeve ne sistemin publik nuk e është. Nuk kemi hulumtime sa i përket efikasitet të cilësisë”.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...