Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ajo përmes një postimi në facebook ka thënë se Haradinaj po e paguan çmimin pasi u pozicionua kundër ndarjes së Kosovës.
“Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan cmimin qe u pozicionua fuqishem kunder skenarit te ndarjes se Kosoves”, ka shkruar Lama.
Postimi i plotë i saj:
Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan cmimin qe u pozicionua fuqishem kunder skenarit te ndarjes se Kosoves.
Ai ishte barriera me e fuqishme kunder ketij skenari.
Populli i Kosoves duhet ta dije se Vucicit i eshte premtuar Veriu megjithe Mitrovice.
Populli i Kosoves duhet t’i dale zot territorit te tij dhe ta ndale kete skenar te erret me pasoja deri dhe ne shuarjen e shtetit te Kosoves.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...
Tejkaloi kolonën përmes trotuarit, vozitësi gjobitet me 200 ...
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë