Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me katër komuna të vendit për banimin e përballueshëm social.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se komunat në fjalë janë ajo e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, shkruan Arbresh.info.
“Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm social. Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit”, ka shkruar ai.
“Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës. Poashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë. Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, shtoi Aliu./Arbresh.info/
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...