Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Ai tha se Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.
“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit.
Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj”.
“Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Ahmeti.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A