Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar dhe më pas liruar nga Policia e Kosovës për shkak të moszbatimit të urdhrit policor.
Këtë për Arbresh.info e ka bërë të ditur, shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.
“Po, është arrestuar. Është arrestuar për shkak të moszbatimit të urdhrit të policisë. Iu ka shqiptuar një tiketë, por është liruar më pas. Këtij i kanë thënë që kordonin e policisë nuk bën me kalu, ky e ka kaluar, pra nuk e ka zbatuar atë që i kanë thënë policia,” deklaroi Fejza./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit