Ish-eprorët e lartë të UÇK-së kujtojnë 24 marsin e vitit 1999, kur aeroplanët e NATO-s filluan sulmet ajrore ndaj caqeve të ish-ushtrisë jugosllave. Sipas tyre, Aleanca NATO-UÇK ishte fatale për Serbinë.
Tetëmbëdhjetë vjet më parë NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër caqeve të ushtrisë ish-jugosllave, duke e shënuar kështu fillimin e fundit të regjimit serb mbi Kosovën.
Fushata ajrore pasoi refuzimin e Beogradit për ta nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambuje të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
E lajmin e shpresës për Kosovën 18 vjet më parë e kishte dhënë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, shkruan sot “Zëri”.
Ai ndër të tjera në një konferencë të jashtëzakonshme për medie kishte thënë se kriza në Kosovë ka arritur kulminacionin, “nëse nuk veprojmë do të përkeqësohet”. Menjëherë pas asaj deklarate, NATO-ja dhe aleatët filluan bombardimin mbi caqet serbe.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...