Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga kandidatura për Kryetare të Kuvendit.
“Deformohet komplet vullneti i popullit”, tha ajo në “Konfront” të KTV-së.
“Secilin emër që do ta propozonim nuk do të kishte zmbrapsje. Kushdo që do të ishte vendosur në fillim, njësoj do ta mbronim. Prandaj nuk është çështje personale. Është çështje e të drejtës kushtetuese”, tha ajo.
Për më tepër, Haxhiu tha se nuk ka krizë të thellë, por se seancat çdo 48 orë po e bëjnë të duket e tillë.
“Le të na sfidojnë, le të votojnë dhe të shohin a i kemi 61 vota për qeveri”, tha Haxhiu.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...