Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është treguar shumë i ashpër me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.
Kurti në një intervistë dhënë televizionit të partisë së tij, TVV, ka dhënë madje mesazhe mjaft serioze, duke paralajmëruar se nëse ai vjen në pushtet, mund të ketë edhe arrestime në lidhje me veprimtarinë e Qeverisë Hoti, shkruan Arbresh.info.
“Kjo qeveri përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës”, tha Kurti.
Tutje, duke akuzuar prokurorët kosovarë, Kurti ka thënë se në një shtet të së drejtës, që sipas tij synon të bëjë VV’ja, persona të këtillë nuk do të kishin vend as në liri.
“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
Intervista e plotë:
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...
Sot varroset Faruk Isufi, i cili u vra tragjikisht nga vëlla...
Shemben dy ndërtesa në Stamboll, autoritetet nisin operacion...
Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dh...
Katar, 6 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak