Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alvin Kurti ka thënë se opozitës i është shtuar një armik i ri, e që është mërgata.
Në fjalën e tij të rastit pas nominimit për kryeministër, Kurti tha se PDK, LDK e AAK e kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve më 28 nëntor, vetëm që mërgata mos të votoj, shkruan Arbresh.info.
“LVV vazhdon me qenë e para por beteja nuk është midis subjekteve por të gjithë ata bashkë kundër neve. Qëndruan 10 muaj bashkë për ta pamundësuar qeverisjen e VV-së, nuk e pranuan një Qeveri Kurti 3, nuk e pranuan Qeverinë Konjufca 1. Tani që refuzuan bashkëpunimin me neve dhe e luftuan edhe themelimin e vendit, beteja e tyre e ka gjetur duket një armik të ri, e kjo është mërgata jonë”, tha Kurti.
“Dhe kjo luftë ndaj tyre nuk ka filluar sot. Në zgjedhjet e kaluara kemi dëshmuar se ka parregullsi dhe manipulime të votave me postë, por që Prokuroria nuk është marr me asnjëherë me të. Në takimin tonë për caktimin e datës, të gjithë një zëri e kundërshtuan 28 dhjetorin. Dëshironin që mërgata të mos votoj”, tha tutje Kurti.
“Si mund të jesh i gëzuar që nuk po voton ai i cili e ka lënë vendlindjen jo nga qejfi por nga zori. Kjo është për shkak të frikës që e kanë nga mërgata”, tha Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...