Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të shtetit, me tendencën që të dal keq kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Konjufca tha se opozita janë në gjendje të shkojnë edhe në humnerë, vetëm që ta dështojnë Albin Kurtin, shkruan Arbresh.info.
“Ata vetën duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së. Kjo është agjendë tejet e dëmshme, dhe do ta quaja antishtetërore. Për këtë qëllim ata janë në gjendje të shkojnë edhe në humnerë. Edhe nëse nuk ka buxhet, e paga për popullin, nuk ka lidhje thonë ata, me rëndësi Albin Kurti me dështu. Me sakrifiku shtetin që Albini me dalë keq. Shkurtpamësi e mjerueshme dhe e paparë”, tha Konjufca.
Në këtë mbledhje, Konjufca ka propozuar Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje