Paralajmërimi i Policisë së Kosovës se do ta arrestojë Albin Kurtin pikërisht në ditën e flamurit kombëtar, duket se ka mobilizuar opozitën për të mbrojtur me çdo kusht atë.
Kurti, i cili edhe më tutje është duke ikur nga Policia e Kosovës është thënë se po qëndron në Gllogjan, në vendlindjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Burime të ORAinfo brenda opozitës kanë treguar se Kurti do të jetë i pranishëm në manifestimin e opozitës më 28 nëntor.
Madje, sipas këtij burimi, përveç qytetarët në protestë, atë do ta mbrojnë edhe një grup i njerëzve prej rreth 15 personave.
“Nuk do të lejojnë me asnjë kusht që të arrestohet Kurti dhe të tjerët nga Policia e Isës dhe Hashimit”, ka thënë ky burim për ORAinfo.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...