Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër me Serbinë, duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.
Kurti tregoi se në dy vitet e fundit në Bruksel kanë negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht.Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, shkroi Kurti në Twitter./Arbresh.info/
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...
Kërçeli: Opozita e ka në dorë nëse do ta mbështesë zgjedhjen...
Kapen para të dyshuara fals në Bërnjak, ndalohet një shtetas...