Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur menjëherë pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.
Në një prononcim të shkurtër për KALLXO.com, Kurti që së fundi edhe zyrtarisht shpalli kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje shpreson të ketë kundërkandidat për të parin e VV-së.
I pyetur nëse mund të jetë kundërkandidat Dardan Molliqaj dhe nëse e vlerëson të denjë, Kurti refuzoi të flasë për Molliqajn, por tha që të drejtë kandidimi ka çdo aktivist i kësaj partie.
Ai e pranoi se ka mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Është e vërtetë që kemi pasur e kemi mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje por me dialog, me demokraci e me durim do t’i trajtojmë e do ti kalojmë këto mospajtime”, tha Kurti.
Derisa Kurti ndodhej në paraburgim, Aida Dërguti e ofendoi atë në një komunikim të brendshëm të deputetëve të VV-së që u bë publik.
Më pas Dërguti i kërkoi falje ish-kryetarit të Vetëvendosjes, ndërsa Kurti e pranoi këtë falje me një letër të dërguar nga burgu.
Pesë ditë më parë Kurti shpalli kandidaturën për kryetar të VV-së.
Albin Kurti u arrestua më 27 nëntor dhe më pas iu caktua paraburgimi, ngase nuk merrte pjesë në gjykimin ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend./KALLXO.com/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...