Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se grupi terrorist që është përgjegjës për sulmin në Banjskë të ndodhur në shtatorin e vitit 2023, i cili kishte si qëllim aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të mbetet i lirë dhe i mbështetur nga Serbia, duke paraqitur një rrezik të madh për stabilitetin e Kosovës.
Maqedonci tha se është e papranueshme që ky grup terrorist të mbetet i lirë dhe të mbështetet nga struktura të sigurisë serbe.
Ai shprehu shqetësimin se ky grup vazhdon të mbrohet dhe mbështetet nga struktura të sigurisë në Serbi, shpesh duke u vendosur jo larg kufirit me Kosovën dhe duke pasur lidhje të vazhdueshme me individë dhe grupe në veri të vendit.
Sipas tij, kjo paraqet një rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës, sidomos në pjesën veriore.
Maqedonci gjithashtu theksoi se Serbia ka obligime ndërkombëtare për t’i dorëzuar terroristët që kanë kryer krime në Kosovë.
Ai theksoi se përpjekjet e Serbisë për të vazhduar politikën hegjemoniste ndaj Kosovës, duke mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe duke kontribuar në destabilizimin e rajonit, janë të papranueshme./Rtk/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...