Deputetët kosovarë s’po e prishin “terezinë” e pushimeve verore pavarësisht diskutimeve që po zhvillohen për ndryshim kufijsh me Serbinë.
Pavarësisht paralajmërimeve të ngritura se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjim të kufijve me Serbinë deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të pushojnë tash e dy javë.
Drejtues të Partisë Socialdemokrate (PSD) tashmë u kanë bërë thirrje deputetëve që të kthehen nga pushimi dhe të diskutojnë për çështjen e dialogut, respektivisht për hartimin e një platforme negociuese, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje pozitive në këtë drejtim, shkruan Zëri.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se fillimisht duhet të bëhet një analizë e marrëveshjeve të arritura gjer tani para se të vazhdohet më tutje me dialogun, ani pse takimi i tretë në kuadër të fazës finale pritet të mbahet në fillim të shtatorit.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit