Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas pretendimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, se PDK i kishte blerë tortë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për ditëlindje.
Me anë të një postimi në Facebook, Behrami i ka cilësuar këto deklarata të Zybës si shpifje dhe ka thënë se do të procedojnë ligjërisht kundër tyre, shkruan Arbresh.info.
“Sa herë që Kurti e humb betejën me popullin, përmes Dejonës, e ndërsyn tipin e Zybës, të cilin e ka bërë deputet me qykë të zorit për ta mbajtur grupin e tij parlamentar nën kërcënim të vazhdueshëm”, deklaroi Behrami.
“Sa për tortë, kumbarët e Listës Serbe në Kuvend dihet kush janë. Është Kurti me VV-në që kërkojnë votën e fshehtë për të siguruar votën e Listës Serbe”, tha tutje ai.
“Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës”, përfundon shkrimi i Behramit./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...