Fundi i këtij viti mund të jetë koha kur do të zbardhen emrat e të akuzuarve të parë të prokurorit të specializuar. Avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale për mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm të kësaj gjykate pohojnë se deri në vjeshtë mund të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Vjeshta e këtij viti mund të jetë e nxehtë për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale. Kjo pasi aktakuzat e para të Prokurorit Special pritet të bëhen deri në vjeshtë të këtij viti. Kështu të paktën besojnë avokatët e akredituar për përfaqësimin e të akuzuarve të mundshëm të Gjykatës Speciale, apo siç njihen ndryshe si Dhomat e Specializuara.
Ata thonë se kanë nisur punën për sigurimin e vendbanimit në Hagë dhe përgatitjen e ekipeve të tyre.
Avokati Arianit Koci thotë se me akreditimin e avokatëve për t’i përfaqësuar palët në Gjykatën Speciale janë plotësuar të gjitha kushtet që Gjykata ta nisë punën e saj. Avokati Koci thotë se nuk ka informatë të saktë se kur do të ndodhë kjo, megjithatë pritjet janë që Gjykata ta nisë punën e saj në vjeshtë të këtij viti. “Fillimi zyrtar i punës së Gjykatës është ngushtë i lidhur me ngritjen e aktakuzave.
Pra, në momentin kur do të ngrihet aktakuza e parë, atëherë gjykata funksionalizohet, ngase fillon shqyrtimi i aktakuzës sipas procedurës së parashikuar ligjore./ Zëri/
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...