Aktori nga Gjakova, Art Kurti, i cili sot u gjet i vdekur në një veturë, ku dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, do të varroset të mërkurën.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjakovës, ku ai punonte si këshilltar i kryetarit Ardian Gjini.
“Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë ju njoftojmë që nesër e mërkurë, datë 25.04.2018 me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë Art Kurti, Komuna e
Gjakovës do të mbajë mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 15:30”, thuhet në njoftim.
“Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30”, sqaron Komuna e Gjakovës.
“Ndërkaq varrimi i të ndjerit, do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t” (në magjistralen Gjakovë-Prizren)”, përfundon njoftimi.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...