Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se aktivistët e tyre e kanë gjuajtur me vezë kryeministrin Isa Mustafa në Podujevë.
“Policia ka arrestuar dhunshëm dy aktivistë të Lëvizjes”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
“Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht ‘Zajednicën’ e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj ‘Zajednicës’”, shkruan Vetëvendosje, njofton arbresh.info.
“Ne nuk do të lejojmë funksionimin normal të qeverisë së tij, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë”./arbresh.info
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...