Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.E., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.E., me datë 08.03.2020 rreth orës 23:00, si dhe me datë 09.03.2020 rreth orës 14:00, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Suharekë, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij F.E.
Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka përmbushur elementet e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë./arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...