Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit M.G. për veprat penale “Tregti e ndaluar” si dhe për “Shpëlarje të parave”.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.G. më 14.08.2020, është hasur duke ushtruar veprimtari ekonomike pa autorizim dhe pa leje përkatëse, pasi që në veturën e tij janë gjetur mjete monetare të fshehura në valutën euro, të padeklaruara gjithsej gjashtëdhjetë e pesëmijë e katërqind e pesëdhjetë euro (65,450.00 euro ), për të cilat mjete i pandehuri nuk i kishte deklaruar, e që janë sekuestruar nga Prokuroria Speciale sipas Urdhëresës të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special.
“Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale, “Tregti e ndaluar””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Sipas prokurorisë, i pandehuri M.G. më 14.08.2020, duke e ditur apo duke pas arsye të dijë se ishte duke bartur mjete monetare, të fshehura në automjetin e tij, duke i pasur në posedim ka tentuar që të fshehë ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vend-ndodhjen, sistemimin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “Shpëlarja e parave”./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen