Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, sot është zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim, armëmbajtje pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.
“Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Sipas PSRK-së, të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat ndalohen për 48 orë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
– rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme,
– armë,
– bizhuteri,
– dokumente të ndryshme,
-pajisje elektronike.
“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...