Aksioni i Policisë në veri, serbët lokal kanë bllokuar rrugët

10:38 | 13 Tetor 2021

Aksioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave është duke u zhvilluar në Mitrovicën Veriore, dhe disa qytetarë kanë bllokuar rrugët e po dëgjohen sirena alarmi.

Sipas informacioneve jozyrtare, një bastisje e ngjashme po zhvillohet aktualisht në Zveçan, kështu ka shkruar portali në gjuhën serbe Kosovo-Online, transmeton arbresh.info

Policia e Kosovës, e ardhur nga Mitrovica e Jugut, hyri në njërën nga barnatoret e qytetit ku po kontrollojnë dokumentet doganore për blerjen e ilaçeve, dhe sipas dëshmitarëve okularë, ata gjithashtu hynë në disa dyqane.

Me sa duket, është një “aksion për të parandaluar kontrabandën e mallrave, raporton mediumi serb./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara