Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal, kanë bërë që qytetarët serbë të kësaj pjese të vendit të organizojnë protestë kundër këtyre aksioneve.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut , Veton Elshani i tha Arbresh.info se mund të ketë protestë, por që nuk presin të ketë eskalime.
“Ka mundësi të ketë protestë, por nuk presim probleme” , tha shkurt Elshani
Ndryshe, gjatë ditës së enjte Komuna e Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal.
Nga këto aksione sipas kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, janë liruar dhe kthyer në administrimin e Komunës; objekti katërkatësh në rrugën Kollashini, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe SHKA “Kosova Bozhur”; Muzeu i Qytetit në rrugën Lole Ribar; Qendra Sportive në rrugën Llola Ribar, afër ish-remontit.
“Këto veprime janë ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, forcimit të institucioneve lokale dhe garantimit të një të ardhme të përbashkët dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe kthimit të hapësirave publike në shërbim të komunitetit”, shkruante Atiq në Facebook./Arbresh.info/
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...