
Pope Leo XIV addresses the crowd during the weekly general audience at St Peter's Square in The Vatican on April 8, 2026. (Photo by Tiziana FABI / AFP)
Papa Leoni ka minimizuar kritikat e drejtpërdrejta ndaj Donald Trump pas një përplasjeje shumë të komentuar mes dy liderëve.
Presidenti amerikan e ka sulmuar vazhdimisht Papën ditët e fundit dhe e ka akuzuar se mbështet përpjekjet e Iranit për të siguruar armë bërthamore.
Të enjten, Papa kritikoi ashpër liderët që shpenzojnë miliarda për luftëra dhe tha se bota po “shkatërrohet nga një grusht tiranësh” gjatë turneut të tij në vendet afrikane, por Trump nuk u përmend.
I pyetur për komentet e tij nga gazetarët gjatë fluturimit drejt Angolës, Papa tha:
“Siç ndodhi, u interpretua sikur po përpiqesha të debatoja me presidentin, gjë që nuk është aspak në interesin tim.”
Ai tha se fjalimi ishte përgatitur dy javë më parë, “shumë përpara se presidenti të komentonte për mua dhe për mesazhin e paqes që po promovoj”.
Raportimi i komenteve që Papa ka bërë gjatë turneut “nuk ka qenë i saktë në të gjitha aspektet”, tha Leo.
Ditëve të fundit, Trump lëshoi një sërë sulmesh verbale dhe në rrjetet sociale ndaj Papës , përfshirë një postim në Truth Social ku tha se Papa ishte “i dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme”.
Presidenti amerikan gjithashtu publikoi një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale ku paraqitej si një figurë e ngjashme me Jezusin, duke shkaktuar kritika të gjera përpara se postimi të hiqej.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...