Policia e Kosovës ka organizuar një aksion në Prishtinë për arrestimin e disa personave të dyshuar për grabitje të armatosur.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njofton se ka arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur, pas operacionit që ka realizuar sot.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht Njësiti për Hetime të Përgjithshme, ka realizuar një operacion qe ka rezultuar me arrestimin e tre personave te dyshuar për grabitje të armatosur”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhur më datën 10.02.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët me forcë ( duke i shkaktuar lendime viktimës), kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga viktima i cili po transportonte paratë e një dyqani në rrugën e sipërshënuar. Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personave të dyshuar. Aksioni i realizuar sot nga njësiti i Hetimeve te Përgjithshme, ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar”, shton ajo.
Të arrestuarit janë:
Sh. Sh, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
H.O , mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Hetuesit rajonal te mbështetur nga Njësiti për Reagim te Shpejte, kanë kryer katër bastisje në lokacione të ndryshme, ku kanë sekuestruar
*Tri automjete,
*Dy pushke gjuetie ( pa leje)
*Telefona celularë
*Një sasi te parave si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si dëshmi në procedurë.
Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim te prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...