Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren nën dyshimin për përfshirje në trafikim me substanca narkotike, ku gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 4 kilogramë kokainë dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për paketimin dhe shpërndarjen e drogës.
Operacioni është zhvilluar më 11 gusht 2025 nga hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti. I dyshuari me inicialet H.K., i lindur në vitin 1994 dhe shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar në rrugën “Viljam Voker” në Prizren.
Gjatë bastisjeve të kryera në dy lokacione të ndryshme, me urdhër të prokurorit kompetent, në njërin nga vendet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale sasia prej 4 kilogramë e 440 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Po ashtu, janë konfiskuar edhe dy peshore elektronike, një pajisje për vakumimin e qeseve plastike, një motoçikletë e tipit PIAGGIO VESPA, një telefon mobil iPhone 15 Pro Max, një skalper, sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim si dhe para të gatshme në shumën prej 260 euro.
Sipas vlerësimeve të policisë, vlera e përgjithshme e kokainës në tregun ilegal arrin deri në 300 mijë euro.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.
‘Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...