Dy persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për arbresh.info ka të lënduarit kanë marrë lëndime trupore të lehta.
Sipas Ahmetit në aksident janë përfshirë një autobus, një furgon dhe dy vetura.
“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve,( një autobus, një fugon dhe dy vetura). Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar gjithashtu se me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info/
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...