Tre persona kanë humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në mbrëmje mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një veture civile në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel.
Inspektorati Policor i Kosovës IPK ka bërë të ditur se ka menjëherë pas aksidentit ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet rreth përfshirjes së zyrtarëve policorë në këtë aksident, raporton Arbresh.info.
“Hetuesit e IPK-së mbrëmë rreth orës 19:00 janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku ku ishte përfshirë një automjet zyrtar i policisë dhe një veturë civile. Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes duke ju bashkëngjitur edhe ekipeve tjera policore dhe prokurorisë në këqyrjen e vendit të ngjarjes. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Çubrel në ora 18:40”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore, sipas IPK-së, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.
“Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Trupat e pajetë të tre viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë dhe një qytetar nga vetura civile të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
IPK ka rekomanduar suspendimin e njërit prej zyrtarëve të Policës së Kosovës.
“Si pjesë e procedurave administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor, i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent”, bën të ditur IPK./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...