Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas një plagosjeje me armë zjarri.
Lajmin pë rmedia e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili bëri të ditur se i ndjeri ishte i lindur në vitin 1996.
Plagosjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Dëshmorët e Marecit” në Prishtinë.
“Sot, rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Dëshmorët e Marecit’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti,” tha Pllana.
Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...