Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Prizren, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili pohoi se ngasësi i automjetit është një zyrtar policor.
Ky i fundit, sipas Bytyqit, ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe po lëvizte automjetin privat të tij, kur goditi viktimën.
“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe prokurorin kujdestar” u shpreh Bytyqi.
Ai pohoi se viktima është një burrë i moshuar, mosha e saktë e të cilit ende nuk është identifikuar./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...