Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:19 të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit.
Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën nga ky aksident ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se 25-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti ndërsa 27-vjeçari ka lëndime të lehta trupore.
“Sot me date 18.05.2025 reth ores 04:19 policia ka marre informat për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime . Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndersa 2 tjerët njeri ka pësuar lendime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore. Në vendngjarje kane dal patrullat e Njësisë së Trafikut Rajonal, Emergjenca, Zjarrfikësit, Hetimet dhe Prokurori Kujdestar”, tha Bytyqi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...