Një person ka humbur jetën të hënën si pasoj e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën e Kamenicës në Gjilan, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar, shkruan Arbresh.info.
I arrestuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Kamenicë, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vdes një 33 vjeçar dhe lëndohen dy të tjerë në një aksident në Kamenicë
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...