Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri u ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, pas vdekjes së tre anëtarëve të kësaj familje nga Peja në një aksident të dielën në Çubrel të Skenderajt.
Me anë të një postimi në Facebook, Muhaxheri tha se kjo është një humbje e madhe për qytetin e Pejës dhe një moment pikëllimi për të gjithë, përcjell Arbresh.info.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për aksidentin e rëndë që ndodhi në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja. Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne”, ka shkruar Muhaxheri.
“Në këto çaste të vështira, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve dhe miqve të tyre. Peja dhe gjithë qytetarët e saj janë pranë jush në këto momente të rënda”, tha Muhaxheri./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Shkon në tre numri i të vdekurve në aksidentin Mitrovicë-Pejë
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...