Aksident trafiku në rrugën “Hasan Remniku” lëndohen tre persona

19:40 | 12 Qershor 2021
A Z

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtune në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:45 në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info.

Të ngjashme