Një veturë ka goditur sot një këmbësore në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë rreth orës 07:40.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit./Arbresh.info
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...