Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Pejë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve