Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, në segmentin në fshatin Kramovik.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se ngasësi dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar.
Elezaj theksoi se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.
“Rreth orës 20:55 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kramovik-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale është raportuar edhe për dy persona të lënduar. Nga informatat fillestare të pranuara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin.”, tha Elezaj./Arbresh.info
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë