Një foshnje gjashtë muajshe ka ndërruar jetë në një aksident në Prishtinë, dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar.
Lëndime ka pësuar edhe ngasësja e veturës, ndërsa personi që ka shkaktuar aksidentin edhe arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës, pasditen e së dielës.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Makoc, Prishtinë, 15.08.2021 – 15:54. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës i dyshuari mashkull dhe viktima femër kosovarë. Si pasojë e aksidentit një foshnje gjashtë muajsh ka ndërruar jetë, ndërsa ngasësja dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar. Te lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos