Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën Luan Haradinaj, përballë ish-pallatit të Rilindjes, ku tani gjenden disa nga dikasteret e Qeverisë së Kosovës.
Aksidenti në të cilin janë përfshirë një kombi dhe një veturë, nuk ka qenë i rëndë, raporton Arbresh.info.
Si pasojë e aksidentit një person shihet se është i lënduar pak më rëndë, ku ekipi i Emergjencës i ka vendosur qaforën.
Ndërkaq, një tjetër person është duke u trajtuar nga ekipi i mjekëve për të pa se cilat janë lëndimet e tij.
Shkaku i këtij aksidenti është krijuar kolona e gjatë dhe komunikacioni është bllokuar deri tek objekti i Ramiz Sadikut./Arbresh.info


Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...