Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në aksidentin mes dy veturave, një veturë ishte e policisë.
Nga kjo përplasje ku e përfshirë ishte edhe një veturë e policisë, u lënduan katër persona.
Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti./Arbresh.info/
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në traf...
Spiropali takohet me Presidentin Erdoğan: Marrëdhënia Shqipë...
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në ...
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...