Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident në mes dy veturave në autostradën Ibrahim Rugova, në mes Suharekës dhe Duhles.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, më 07.10.2019, rreth orës 14:00 në autostradë, në mes Suharekës dhe Duhles, ka ndodh një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilët janë marrë me autoambulancë nga vendi i aksidentit. Njësia policore ka bërë shikim dhe matjet në vend-ngjarje”, ka thënë Kelani./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...