Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, mes një automjeti të KFOR-it dhe një veture civile.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi rastin për Arbresh.info, duke theksuar se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 14:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne magjistralen Pejë-Prishtinë tek terminali doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një automjet i KFOR-it dhe një veturë civile, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha Rugova./Arbresh.info
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...