Një fëmijë gjashtë vjeçar ka mbetur i vdekur nga një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Breznicë të komunës së Obiliqit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku nga goditja e rëndë, si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 6 vjeçare.
Në fotografitë e aksidentit shihen dy vetura që janë përplasur mes vete.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale të Kosovës, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor, meqë rast këmbësori ka ndërruar jetë.
“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes, këmbësori ka humbur jetën, pra aksidenti është me fatalitet. Vdekjen e këmbësorit e ka konfirmuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...