Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana bëri të ditur se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore, sakaq Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.
“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident është lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet tutje në përgjigjen e Pllanës..
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...