Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi.
Krasniqi po ashtu tregoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq, njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin.tha tutje Krasniqi./Arbresh.info
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin