Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku është përplasur një veturë me një tren, duke lënë të lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo./Arbresh.info
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...
“700 mijë euro të avulluara” – Luan Maloku...
Kallas: Trump t’i bëjë presion Rusisë, jo ndaj Ukrainës
IKShPK apel për kujdes gjatë Ramazanit: Ushqimi i balancuar ...
Pacolli publikon fotografi nga vendlindja: Mareci, aty ku ën...
Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve ...