Aksident mes pesë veturave në rrugën Prizren – Zhur, lëndohet një person

23:47 | 12 Shkurt 2025
E.G

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prizren-Zhurë, konkretisht në Vlashnje.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se deri te aksidenti ka ndodhur pasi që ngasësi i automjetit në lëvizje në këtë rrugë e ka humbur komtrollon mbie automejtin e tjj dhe ka goditur 4 automjete të parkuara në afërsi të rrugës.

“Rreth orës 18:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Zhurë, konkretisht në Vlashnje. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak se ngasësi I një automjeti në lëvizje në këtë rrugë e ka humbur komtrollon mbie automejtin e tjj dhe ka goditur 4 automjete të parkuara në afërsi të rrugës. Si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupor si dhe janë shkaktuar dëme materiale.”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme