Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Arbresh.info se nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person, i cili ka marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha ai./Arbresh.info
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...